Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhet e Partisë Demokratike të Kosovës, Blera Deliu-Kodra, i ka quajtur levdata drejtë vetes deklaratat e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu ku kjo e fundit tha se në Kosovë për herë të parë do të ketë Institutit për hulumtimin dhe identifikimin e krimeve të luftës, përcjell InLajmi.
Sipas Deliu-Kodra kjo gjë nuk është diçka e re pasi Koosva edhe me herët e ka pas këtë institut duke potencuar se kjo kishte ndodhur në kohën kur ministër i Drejtësisë ishte Hajredin Kuçi.
Anëtarja e PDK-së nuk ka hezituar t’i cekë një nga një personat që kanë marrë pjesë aso kohe në këtë institut të cilit sipas saj ishin profesor Zejnullah Gruda, Pajazit Nushi, Ismet Salihu, dhe Fejaz Granqolli.
Postimi i plotë i saj:
Qenka lavdëruar ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, se Kosova për herë të parë do të ketë Institutin për hulumtimin dhe identifikimin e krimeve të luftës.
E vërteta është që Kosova ka themeluar Institutin për hulumtim dhe identifikim të krimeve të luftës para 11 vjetësh, në kohën kur ministrinë e Drejtësisë e udhëhiqte z.Hajredin Kuçi.
Emra të repektuar si prof. Zejnullah Gruda, prof. Pajazit Nushi, prof. Ismet Salihu, prof. Fejaz Granqolli ishin anëtarë të këtij Instituti.
Po ashtu, Instituti kishte edhe statutin e vet, por edhe pati grumbulluar dokumente dhe ishin bërë edhe publikimet e para, brenda dhe jashtë Kosovës. /InLajmi/