Parfumi Shumukh është shpallur më i shtrenjti në botë. Për një shishe duhet të ndani 1.29 milionë dollarë.
Është futur në Librin e Rekordeve Guinness si parfumi, shishja e të cilit ka më shumë diamante në botë, 3500 për të qenë të saktë.
Ajo u krijua nga Asghar Adam Ali, pronari i Nabeel Parfumes. Ajo u prezantua për herë të parë në vitin 2019 në Hotel Armani në Dubai.
Shumukh gjithashtu ka perla, 2,5 kg ar 18 karat dhe 5,9 kg argjend të pastër.
U deshën 490 përpjekje për të gjetur aromën ideale. Aroma e tij zgjat më shumë se 12 orë pasi e keni aplikuar në lëkurë, shkruan Alsat mk.
Nëse e aplikoni në pëlhurë, mund të zgjasë deri në 20 ditë. Parfumi është unisex.