Deputeti i Partisë Demokratike, Srgjan Milivojeviq, ka vlerësuar se politika e qeverisë për Kosovën në 10 vitet e fundit ka qenë katastrofale për Serbinë dhe për këtë ai i ka bërë thirrje presidentit Vuçiq të japë dorëheqje, sepse ka thënë ai kjo është më e mira për të dhe për Serbinë, transmeton InLajmi.
“Nëse ka nevojë do të jap dorëheqje vetë dhe mos u shqetësoni, nuk keni pse të më kërkoni dorëheqje”, tha Vuçiq duke i’u përgjigjur thirrjes së deputetit të PD-së për dorëheqje për shkak të dështimit të politikës ndaj Kosovës.
Tutje Vuçiq i kujton Milivojeviqit se si partia e tij i kishte humbur zgjedhjet dhe se periudha më e errët e historsë së Serbisë ka qenë koha gjatë qeverisjes së PD-së, shkruan N1.rs.
“Ju thoni se nuk ka zgjidhje, ka mundësi që nuk ka zgjidhje. Por, Kosova ka shpallur pavarësinë në kohën tuaj, ndërsa në qeverisjen tonë ne nuk e kemi njohur”, tha Vuçiq, ndërsa u përgjigj edhe ndaj akuzave se pse serbët e Kosovës janë pjesë e institucioneve, duke theksuar se anëtarët e PD-së konkretisht Goran Bogdanoviq, ishte pjesë e qeverisë kur kryeministër ishte Bajram Rexhepi./InLajmi/Sh.O./