Raportin për procesin e negociatave me Kosovën për periudhën nga 15 qershori 2021 deri më një shtator të këtij viti, të marten deputetëve ua prezantoi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili u bëri thirrje të gjitha grupeve parlamentare për të votuar raportin, sepse, siç tha ai, uniteti për këtë çështje është i rëndësishëm edhe për imazhin e Serbisë në botë, transmeton InLajmi.
Sociologu Vladimir Vuletiq, duke folur për seancën e së martës të Kuvendit të Serbisë, tha se në thelb u paraqitën 3 politika që mund të ndiqen në zgjidhjen e çështjes me Kosovën që ne duhet ti ndjekim.
“Njëra e cila është edhe më e dobëta, është ajo që Serbia nëse dëshiron të hecë përpara, ta njoh Kosovën. Tjetra, shpjegon ai, është se nëse duam të harrojmë historinë duke besuar se Kosova është pjesë e Serbisë, por kthimin e Kosovës e shohim vetëm me ndihmën e luftës, apo të disa fuqive më të forta, siç është Rusia”, tha Vuletiq.
Tutja ka shtuar Vuletiq se politika e 3-të të cilën Serbia mendoj se duhet ta aplikojë është dialogu.
“E politika e 3-të, është ajo e negociatave, bazuar në 2 pika. E para është të zgjidhet problemi, dhe e 2-ta është ta bëjmë atë përmes kompromisit. Është e rëndësishme që pas diskutimit 2 ditor, shumica e parlamentarëve duhet të mendojnë kështu, sepse kjo është e vetmja politikë e mundshme”, tha Vuletiq, në programin novo jutro në Tv Pink.
Vuletiq shton se qeveria dëshiron ta zgjidhë këtë problem dhe atë vetëm dhe ekskluzivisht me kompromis, që është gjëja më e rëndësishme. /InLajmi/Sh.O./