Bayern Munich ka mposhtur edhe Barcelonën në duelin e 2-të në grupet e Champions League. Bavarezët ia dolën me rezultatin 2-0, në një ndeshje me 2 tablo.
Barcelona kishte disa mundësi të mira shënimi në pjesën e parë, me Pedri, Lewandowski e Raphinha, por nuk ia dolën dot. Polaku i vetëm me Neuer goditi mbi tra.
Bayern pati vetëm një rast me Sabitzer, kurse pjesën e 2-të e nisi në mënyrë fantastike, duke shënuar me kokë me anë të Lucas Hernandez. Më pas Sane shënoi edhe golin e 2-të, ndërsa Barcelona nuk reagoi dot dhe doli pa pikë, shkruan Abc.News.al.
Ka triumfuar edhe Liverpool, që mposhti në fund skuadrën e Ajax me rezultatin 2-1. The Reds shënuan me Salah golin e parë, por Kudus barazoi. Vetëm në fund Matip i dha fitoren.