Në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe me rritje të lehta të temperaturave, por mëngjesi pritet të jetë mjaft i freskët. Priten edhe vranësira lokale sidomos pasdte, por pa reshje atmosferike. Temperatura minimale do të zbresë deri në 8 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale pritet të arrijë deri në 24 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën Lindore pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë në viset mesdhetare e bregdetare, ndërsa pak më i freskët në viset kontinentale e sidomos në viset kodrinore-malore.
Nga e mërkura deri të premtën na pret mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë. Priten edhe depërtima të vranësirave lokale, por pa reshje atmosferike. Të premtën pasdite në Mal të Zi priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë të cilat lokalisht mund të zhvillohen edhe në veri-veriperëndim të Shqipërisë, shkruan MeteoBallkan.
Nga e shtuna do të fillojë ndryshimi i motit me rrebeshe të fuqishme fillimisht në veri dhe veriperëndim të Shqipërisë, pastaj gradualisht edhe në vise tjera.