Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar rastin e sulmeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke thënë se populli i Kosovës qëndron pranë popullit amerikan, raporton InLajmi.
Kurti tha se me 11 shtator të vitit 2001 bota është shokuar nga sulmet e terrorizmit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke lënë të vdekur afër 3.000 qytetarë.
Gjithashtu ai tha se liria dhe demokracia duhet te mbrohen përherë.
“Me 11 shtator të vitit 2001 bota u trondit nga lajmi dhe u shokua nga sulmet e pamjeve terroristë të cilët vranë 2.977 qytetarë dhe në këtë mënyrë shënuan sulmin më të tmerrshme terrorist. Populli i Kosovës qëndron pranë popullit amerikan dhe SHBA-të e dëshmuan se janë komb i njerëzve të lirë dhe nuk bëjnë kompromis me vlerat ne nderojmë kujtimi për viktimat dhe shprehim solidaritet për atë ngjarje të rëndë dhe familjen. Këtu vendosëm lule të freskëta në memorialin që na kujton këtë ngjarje. Liria dhe demokracia duhet të mbrohen përherë”, tha Kurti. /InLajmi/