Përsa i përket stilit të veshjes, periudha e preferuar e vitit për shumicën e vajzave dhe grave është vera, sepse ato mund të veshin më pak rroba dhe më të holla, duke nxjerrë në pah stilin dhe trupin e tyre pa u shqetësuar nëse ftohen.
Mirëpo, me një mendim të 2-të arrijnë në përfundimin se në vjeshtë, sidomos vitet e fundit, çlirohen edhe nga pengesa që quhet i ftohtë edhe nga ajo që quhet vapë.
Disi, shtatori hyn në sferën magjepsëse të modës dhe na prezanton me opsione të reja për veten tonë të rinovuar.
Pjesa e domosdoshme e këtij sezoni, e cila nuk mund të mungojë në asnjë gardërobë është këmisha saten. Bëhet fjalë për teksturën e mëndafshtë që na rrëshqet dhe si një bizhuteri e duhur na karakterizon si të veshur mirë në të gjitha orët e ditës, shkruan Living shqip.
Me pantallona apo fund dhe në çdo ngjyrë, fisnikëria dhe eleganca përshtaten me rehatinë dhe rafinimin në harmoni të përsosur.
