Aktorët, Cate Blanchett dhe Colin Farrell kanë fituar çmimet kryesore në festivalin e filmit në Venecia, transmeton InLajmi.
Blanchett fitoi për performancën e saj si dirigjente e njohur në filmin “TÁR” të Todd Field ndërsa Farrell fitoi për rolin e tij në “The Banshees of Inisherin të Martin McDonagh”.
“Jam i befasuar që e kam marrë këtë çmim dhe jam shumë i emocionuar”, tha Farrell, shkruan Abc.News.
Ndryshe, edicioni i 79-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Venecia përfundoi të shtunën në mbrëmje ndërsa juria u mblodh për të ndarë çmimet për filmat në konkurrim në një ceremoni të organizuar nga Rocio Munoz Morales. /InLajmi/