Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy thotë se ushtria ukrainase ka çliruar rreth 2.000 kilometra katrorë territor që nga fillimi i kundërofensivës, transmeton InLajmi.
“Forcat e armatosura do të ndalojnë aty ku përfundojnë interesat tona dhe kjo do të varet nga shumë rrethana”, tha Oleksiy Danilov, sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes, kur u pyet nëse fushata do të përfundonte në Krime apo edhe në Moskë.
Forcat ukrainase gjithashtu kanë vendosur kontroll të plotë mbi qytetin e Balakliia, ka thënë zëvendësministrja e Mbrojtjes Hanna Malyar, shkruan Aljazeera.

Malyar e bëri njoftimin në një deklaratë në internet, disa orë pasi Rusia njoftoi se po tërhiqte trupat e saj. /InLajmi/





















