Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë në Mbretërinë e Bashkuar, ka ndërruar jetë në në moshën 96-vjeçare, transmeton InLajmi.
Pak orë më herët familja e saj u mblodh në pronën e saj skoceze, pasi gjendja e saj shëndetësore ishte përkeqësuar.
Mbretëresha erdhi në fron në vitin 1952 dhe bëri ndryshime të mëdha shoqërore.
Me vdekjen e saj, djali i saj i madh Charles, ish-Princi i Uellsit, do ta udhëheqë vendin si mbreti i ri dhe kreu i shtetit për 14 mbretëritë e Komonuelthit, shkruan BBC.
Në një deklaratë, Buckingham Palace tha: “Mbretëresha vdiq paqësisht në Balmoral këtë pasdite”. /InLajmi/