I pari i Komunës se Drenasit, Ramiz Lladrovci batutat i ka pjesë të jetës e ato nuk i mungojnë edhe në raste kur ndoshta do ishte e rrugës që te ketë pak seriozitet, përcjell InLajmi.
Lladrovci ka reaguar për ish-deputeten e Listës Guxo, Doarsa Kica-Xhelili, e cila kaloi tek Lidhja Demokratike, pasi sipas tij deputetja është dëshmi që grat janë të zojat dhe ia dalin edhe në politikë e cila nuk mendoi 2 herë dhe u largua nga partia në krye te shtetit.
Deputeti i doli krah deputetes në fjalë pasi ajo që nga e mërkura po citohet si një grua jo besnike që i ktheu shpinën partisë, por Lladrovci largim e Kica-Xhelilit nga Guxo nuk po e sheh aq tragjike.
Si përfundim ai gjithë situatën e ktheu në satirë ku tha së adresa më e mirë për deputeten do të ishte Partia Demokratike e Kosovës, pasi guximi i saj dhe forca e kësaj partie bëjnë fuqinë duke cilësuar si dëm mosvajtjen e saj në PDK.
Postimi i plotë i tij:
Gratë e forta në politikë, nuk janë të rralla, por, për fat të keq, bota mashkullore i mbivoton me zhurmë e mashtrime. Mbivotimin e zërit të gruas nuk e kemi lejuar në Drenas.
Dëshmi për gruan e fortë në politikë është Doarsa Kica Xhelili e cila ia përplasi derën partisë së shumicës. Politika nxjerr bërllokun në shesh më shpejt se profesionet tjera.
Doarsa tregoi në politikë si mund të jesh vetja, vetja përball joshjes së pushtetit dhe shpërblimit që vije nga shumica. Trushpëlarët ditëve të fundit po e sulmojnë në rrjete sociale pa nda, por, nuk do të kenë sukses kundër një gruaje të fortë.
Rreshtimi kundër shumicës parlamentare është arritje kundër mashtrimit. Adresa më e mirë e saj, për këtë guxim ku forca e bën fuqinë, do të ishte PDK-ja. Dëm që nuk erdhi tek ne! /InLajmi/