Princ Harry dhe Meghan Markle kanë udhëtuar drejt Skocisë për të parë Mbretëreshën Elizabeth.
Raportohet se monarkia britanike është në gjendje të rëndë shëndetësore. Mbretëresha thuhet se ndodhet në rezidencën e saj mbretërore në Balmoral.
Kalaja ndodhet në Aberdeenshire, Skoci. Ajo ka qenë një rezidencë mbretërore për më shumë se 150 vjet, dhe u përdor për herë të parë si një shtëpi pushimi nga Mbretëresha Victoria dhe Princi Albert.
Thuhet se është një nga rezidencat e preferuara të Mbretëreshës dhe ka kaluar shumë kohë atje gjatë vitit të kaluar, shkruan BBC.
Kujtojmë që Duka dhe Dukesha e Sussex-ti kanë pasur një marrëdhënie të trazuar me anëtarët e tjerë të familjes pasi hoqën dorë nga rolet mbretërore, transmeton Living Shqip.
Çifti, i cili tashmë jeton në SHBA, ka qenë ditët e fundit në Britaninë e Madhe. Më pas shkuan në Gjermani për Lojërat Invictus.