Anëtarët e Partisë Guxo kanë vendosur për modelin që është përdorur në Gjermani por edhe në Skandinavi që kryesimin e partisë ta kenë 2 persona.
Në praninë e rreth 400 delegatëve, ministri i Bujqësisë, Faton Peci dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, janë zgjedhur kryetarë të përbashkët të Partisë Guxo.
373 delegatë kanë votuar për këtë vendim, 23 kundër dhe 3 kanë abstenuar.
Të 2 kryetarët do të kenë kompetenca të barabarta, ndërsa zgjedhjen e 2 kryetarëve e ka mundësuar statuti i ri i këtij subjekti politik, që është miratuar para se të votohet për kryetar, shkruan Telegrafi.
Partia Guxo kishte mbetur pa udhëheqës që nga zgjedhja e themelueses së saj – Vjosa Osmanit në postin e presidentes së vendit.