Ylli i popit, Britney Spears ka korrur një sukses të radhës, kënga e saj në bashkëpunim me Elton John ka hyrë në “top 10” e hiteve të lisës së Billboard Hot 100, transmeton InLajmi.
Hiti i fundit i superyllit, “Hold Me Closer”, një bashkëpunim me Elton John hyri zyrtarisht në listën e Billboard Hot 100 këtë javë.
Arritja e fundit e këngës ka ndihmuar që Spears të jetë një nga yjet më të paharrueshme të pop-it të kohës sonë.
Spears së fundmi foli për suksesin e këngës në Twitter pas publikimit të saj.
“Përshëndetje Sir Elton John ne jemi si nr. 1 në 40 vende,” tha ajo. Unë jam në vaskë tani dhe jam gati të shkoj të kaloj ditën më të mirë ndonjëherë dhe shpresoj që të jeni mire, shkruan Forbes.
John vlerësoi kontributet e Spears në këngë, duke e quajtur atë një nga yjet më të mëdhenj të popit të të gjitha kohërave në notën e tij të ëmbël. /InLajmi/