Një 58-vjeçare amerikane ka humbur jetën në Bahamas, pasi u sulmua nga një peshkaqen, transmeton Inlajmi.
Sipas policisë një peshkaqen sulmoi një grua ndërsa ajo po zhytej në det me familjen e saj afër Ishullit Rose në Bahamas, një zonë e njohur për zhytje.
Familja erdhi në Bahamas me një anije lundrimi dhe policia tha se anëtarët e familjes e panë sulmin dhe e nxorën gruan nga uji.
Gruaja u dërgua New Providence, ishulli më i madh Bahamian, ndërsa ekipet mjekësore e konfirmuan vdekjen e saj, tha policia, citon Reuters.
Ndryshe, sulmi i fundit i peshkaqenëve në Bahamas ndodhi një muaj më parë, kur një djalë 8 vjeçar i mbijetoi një sulmi nga 3 peshkaqenë.
Sipas të dhënave nga Muzeu i Historisë Natyrore të Floridës, në mbarë botën vitin e kaluar peshkaqenët sulmuan 73 persona, 9 prej të cilave ishin fatale./InLajmi/Sh.O./