Phil Foden nuk e ka nisur sezonin e ri në mënyrën më të mirë të mundshme.
Forma që e përcolli anglezin gjatë 2 sezoneve të kaluar nuk po e përcjell edhe këtë sezon.
Anësori anglez, megjithatë ishte në formacion startues për ndeshjen ndaj Sevilla. Për këtë, Guardiola ka dhënë një shpjegim.
“Phil ka një gjë të jashtëzakonshme, së fundmi s’po luan shumë mirë siç bën normalisht, por ai gjithmonë bën punën e tij, vrapon dhe lufton për skuadrën”, ka thënë Guardiola.
Foden pati paraqitje spektakolare ndaj Sevilla, duke shënuar golin e 2-të dhe duke u përfshirë në të 2 golat e Erling Haaland, transmeton lajmi.net.
“Jam goxha i sigurt se goli dhe asisti do ta ndihmojnë. Ai është dinamik dhe etika e tij e punës… mund të luash keq, por çdo ndeshje Foden e ka atë. Kjo është pse e meritoi të luante”, shtoi trajneri i City.