Nxehtësia ekstreme po i shtyn autoritetet t’u bëjnë thirrje banorëve të Kalifornisë që të reduktojnë përdorimin e energjisë elektrike në mes të kërcënimit për ndërprerje të energjisë, transmeton InLajmi.
Kalifornia po përballet me mundësinë e ndërprerjeve të energjisë elektrike.
Zyrtarët shtetërorë të energjisë thanë se ngarkesa elektrike pasditen e së martës mund të shkojë në 51 mijë megavat, kërkesa më e lartë që shteti ka parë ndonjëherë, shkruan Aljazeera.
Elliot Mainzer, president i Operatorit të Sistemit të Pavarur të Kalifornisë (ISO), i cili drejton rrjetin elektrik të shtetit, tha se “vendi ka hyrë në fazën më intensive të kësaj vale të nxehtit” dhe paralajmëroi banorët se “ndërprerjet e energjisë janë një mundësi”. /InLajmi/