Këngëtarja, Taylor Swift ishte fituesja kryesore në Video Music Awards 2022, me 3 çmime – për videon e vitit, videoja më e mirë e gjatë dhe regjia më e mirë, të gjitha për “All Too Well”, transmeton InLajmi.
VMA-të e këtij viti u mbajtën në Qendrën Prudential në Newark, N.J. të dielën.
Swift është artistja e parë që fitoi 3 çmime për videon e vitit. Ajo më parë fitoi për “Bad Blood” (me Kendrick Lamar, 2015) dhe “You Need to Calm Down” (2019).
Kjo i bën jehonë arritjes së Swift në ceremoninë e Grammy në 2021, ku Swift u bë artistja e parë femër që fitoi albumin e vitit 3 herë, shkruan Billboard.
Me këto 3 çmime, numri i VMA-ve në karrierë i Swift shkon në 14, gjë që e vendos atë në vendin e 4 gjatë gjithë kohës, pas Beyoncé (29), Madonna (20) dhe Lady Gaga (18). Po, artistet solo femra janë 4 fitueset më të mira të të gjitha kohërave. /InLajmi/




















