Të martën janë bërë 23 vite nga themelimi i Policisë së Kosovës, e për këtë ditë të tyre Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se duhet ta rrisim sigurinë në Kosovë për të gjithë qytetarët e Kosovës, e në veçanti për fëmijët dhe gratë, raporton InLajmi.
Sveçla tha se shteti jonë duhet të ofrojë drejtësi për të gjithë qytetarët, por edhe do të ketë dënimin meritor për kryesit e veprave penale.
“Shteti ynë duhet të ofrojnë drejtësi për të gjithë e dënim meritor për kryesit e veprave kriminale. Ne duhet të rrisim sigurinë në vend për të gjithë qytetarët, por në veçanti për ata më të ndjeshmit, fëmijët dhe gratë tona”, tha Sveçla.
Gjithashtu ai tha se edhe pse Kosova është përballur me sfida të shumta si institucione të sigurisë rrallë herë kanë dështuar.
“Në detyrën për t’i mbrojtur si institucione jemi ballafaquar me sfida, në të cilat edhe jo rrallëherë kemi dështuar”, /InLajmi/




















