Gjyqtari me prejardhje nga Kosova, Bekim Zogaj, do ta ndajë drejtësinë të martën e 6 shtatorit në kuadër të Champions League në ndeshjen Celtic – Real Madrid.
Ai në “Celtic Park” do të jetë asistent i gjyqtarit nga Zvicra, Sandro Schärer.
Nga e marta do të nis edhe edicioni i ri i Champions League ku do të ketë përballje mjaft të forta mes vete, shkruan Sinjali.
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, do të udhëtojë me të njëjtët lojëtarë në ndeshjen e së martës.