Këngëtari, Harry Styles është pretendenti kryesor për të fituar çmimin për albumin britanik të vitit ashtu edhe për këngën më të mirë britanike. Adele i fitoi të 2 çmimet vitin e kaluar, transmeton InLajmi.
Brit Awards 2023 është caktuar për të shtunën më 11 shkurt 2023. Kjo është 6 ditë pas ndarjes së çmimeve Grammy 2023, e cila do të transmetohet të dielën më 5 shkurt.
Brit Awards e vitit 2023 do të transmetohet drejtpërdrejt nga The O2 Arena në Londër për vitin e 13-të dhe do të transmetohen ekskluzivisht në ITV dhe ITVX për vitin e 30-të.
Harry Styles është i sigurt se do të jetë një i nominuar si në Brits ashtu edhe në Grammy, shkruan Billboard.
Rikujtojml se Styles fitoi për herë të parë këngën britanike të vitit në 2012 si anëtar i One Direction për këngën e tyre të shkëlqyeshme “What Makes You Beautiful”. /InLajmi/