Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeminstrit të vendit, Albin Kurtit se gjysma e fëmijëve nga shkolla dalin si “analfabetë”, raporton InLajmi.
Jashari duke iu drejtuar Kurtit tha se “nëse prodhohen 67% analfabetë në shkollat tona, atëherë shkollat duhet të mbyllen, sepse s’na duhen”.
Tutje ai theksoi se këto shifra janë të pasakta duke shtuar se mund të ketë 2-3 nxënës në shkolla që ia kanë falur notat, por pjesa tjetër kanë qenë të shkëlqyeshëm.
Arsimi në Kosovë është ky që është, por nëse prodhohen 67% analfabetë në shkollat tona, atëherë shkollat duhet të mbyllen, sepse s’na duhen. Këtë shifër që s’di ku e kanë marrë, nuk është e saktë. Ka dy tre nxënës në klasa më të llastuar, që nuk kanë mësuar, por ua kanë falur notat ndoshta, por nxënësit e tjerë kanë qenë të mirë, shumë mirë dhe të shkëlqyeshëm”.
Jashari ka thënë se fajin për këtë nuk e ka SBASHK-ut sepse ai nuk bën planprograme e as nuk merr kuadro në shkollë.
“SBASHK-u nuk është fajtor, sepse nuk bën as planprograme, as nuk merr kuadro në shkollë, këto kuadro që i kanë marrë DKA-të, ne të anëtarësuarit jemi të detyruar t’i mbrojmë dhe po e bëjmë detyrën tonë”. /InLajmi/