Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, dhe ministri Financave, Punëve dhe Transferëve, Hekuran Murati, erdhen në përfundim që për të përballuar inflacionin duhet një pako për mbeshtetje, raporton InLajmi.
I pari i Qeverisë së Kosovës tha së situata nëpër të cilën po kalon vendi e që problemi kryesor po del të jetë energjia elektrike atëherë Kurti iu ka kërkuar qytetarëve të kursejnë energjinë.
“Bizneset i përkrahëm përmes subvencionimit të kredive për zgjerimin e kapaciteteve. Sot po prezantojmë një pako të re. Nisur nga gjendja e rënduar me energji, sot më shumë se kurrë duhet të kursejmë. Do t’i subvencionojmë të gjithë ata që kursejnë. Ne do të subvencionojmë 2 fish faturën, do të procedojmë projektligjin për punë publike”.
Kurti tha së pensionistët do ndihmohën më nga 100 euro shtesë ndërsa nuk do mbesin anash familjet me astitencë sociale, ai ka ritheksuar faktin që në Kosovë 80 % e popullsisë punojnë në sektor privat.
“Për pensionistët do të ndajmë shumën prej 100 euro, kurse familjet me asistencë sociale do t’i mbështesim. Punësimin e punëtorët do t’i përkrahen. Për zyrtarët publik do t’i ndajmë nga 50 euro nga muaji shtator. Të gjithë e dini se nga të gjithë të punësuarit në Kosovë, 80 % janë të punësuar në sektorin privat”. /InLajmi/