Recetë e cila mund të bëhet lehtësisht nga të gjitha në, produktet e të cilës nuk mungojnë në cdo kuzhinë. kroketat janë shumë të shijshme .
Përbërësit
- l kg patate.
- 150 gr sallam të prerë hollë.
- 150 gr proshutë të prerë hollë.
- 2-3 qepë të prera hollë.
- 100 gr kaçkavall të grirë.
- 100 gr gjalpë vegjetale.
- l kg vaj për skuqje.
- 4 vezë.
- galetë (bukë gruri si pite e thatë, pjekur 2 here) ,
- miell.
- kripë piper.
Udhëzimet
- Pastroni patatet, ziejini dhe shtypini derisa të bëhen pure. Vendosini në një enë ose tas të madh.
- Në një tigan nxehni gjalpin dhe skuqni qepën. Më pas shtoni proshutën dhe sallamin. Lërini për disa minuta, derisa të skuqen lehtë.
- Hidhni masën e sallamit në purenë e patateve. Shtoni gjithashtu 3 të verdha veze si dhe pak kripë e piper.Punojeni masën me duar dhe bëni qofte të vogla të rrumbullakëta.
- Rrihni 3 të bardhat e mbetura të vezëve si edhe vezën e plotë që mbeti. Kaloni me miell qoftet e
- formuara, lyejini me vezë dhe në fund rrokullisini në një pjatë me galetë të bluar.
- Skuqini kroketat në vajin e nxehtë dhe pasi të jenë gati lërini të kullojnë.