Planet e NASA-s për të nisur kapsulën “Artemis I” dështuan ditë më parë për shkak se ajo pati një problem me motorin, transmeton InLajmi.
NASA filloi planin e saj për të dërguar një kapsulë hapësinore pa pilot në orbitën e Hënës, duke shënuar nisjen fillestare në një plan ambicioz për të vendosur një prani afatgjatë në Hënë për zbulime shkencore.
Kapsula hapësinore, e quajtur Artemis I, do të udhëtojë për afërsisht 40 ditë, duke arritur deri në 60 milje nga hëna dhe më pas 40 mijë milje mbi hënë përpara se të zbarkojë në Oqeanin Paqësor jashtë bregut të San Diegos, shkruan ABc.News.
Pasi nisja e planifikuar dështoi, përpjekja tjetër do të ndodhë më 3 shtator. /InLajmi/