Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se rruga të cilën po e ndjekë Qeveria e Kosovës po e rëndon shumë jetën e qytetarëve, raporton InLajmi.
Limaj deklaroi se shteti i Kosovës po përballet me kriza të njëpasnjëshme secila më e vështirë së tjetra e për këtë ai tha se duhet angazhim i përbashkët.
Tutje kryetari i Nismës shtoi se Kosova po drejtohet nga disa njerëz që po bëjnë eksperimente me shtetin.
“Shteti ka marrë një drejtim të gabuar në shumë skandale, e sfida e që po e rendojnë jetën e qytetarëve, dhe rreziku është për t’ia huqur drejtimin këtij shtetit. Kemi nevojë për angazhimin e përbashkët. Aktualisht, shteti i Kosovës po ballafaqohet me sfida të mëdha dhe në këto vite po drejtohet nga njerëz që fatkeqësisht po bëjnë eksperimente në shtetin e tyre”, ka thënë ai.
I pari i Nismës tha se Kosovës iu deshën 20 vite për tu ndërtuar, por po rrëzohet dita ditës nga individ që kanë synime diktatoriale.
“Shteti dita ditës po rrënohet e çmontohet nga ato që e kemi ndërtuar për 20 vite. Nëse e lejojmë këtë, shumë shpejt shteti e nënkupton individin dhe e dini ju çfarë nënkupton kur shteti si funksionon që kanë elemente diktatoriale”, u shpreh ai. /InLajmi/