Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është takuar me Kryetarin e Këshillit Grevist të BSPK, Rrahman Jashari dhe nënkryetarin i Këshillit Grevist, Ali Gashi, ku kanë diskutuar për çështjen e mosekzekutimi të pagave për punëtorët e sektorit publik, raporton InLajmi.
Për zgjidhjen e situatës aktuale, Abdixhiku tha se duhet të ketë një dialog mes qeverisë dhe BSPK-së që fëmijët të kthehen në shkolla.
Gjithashtu kreu i LDK-së ka thënë se ka dëgjuar kërkesat e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, duke shprehur shqetësimin për ta.
“Kam dëgjuar kërkesat e tyre dhe kam shprehur shqetësimin tonë mbi këtë grevë dhe konsiderojmë se duhet të ketë një dialog ndërmjet Qeverisë dhe BSPK është imperiativ, pra është bazë e funksionimit shoqëror të Kosovës dhe kemi nevojë për dialog që fëmijët tanë të kthehen në shkollë”, tha Abdixhiku. /InLajmi/