• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 21 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Çfarë do të ndodh me pagat e mësimdhënësve që janë në grevë nga 25 gushti?

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
1 September 2022
në KRYESORE
0 0
0
Çfarë do të ndodh me pagat e mësimdhënësve që janë në grevë nga 25 gushti?
0
SHPERNDARJE
38
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ende nuk dihet se kur do të ekzekutohen pagat për punëtorët e institucioneve publike, të cilët janë grevë që nga 25 gushti.

Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë ndonjë informacion. Kurse, zyrtarë në Thesarin e Kosovës thonë se janë në pritje të konfirmimit të listave të pagave.

Thesari i Kosovës është institucion që menaxhon dhe bën ekzekutimin e pagave.

Nysret Koca, zëvendësdrejtor i përgjithshëm për kontabilitet, raportim dhe monitorim në Thesarin e Kosovës, tha se gjatë ditës (1 shtator) nuk ka pranuar ndonjë konfirmim të listave nga organizatat buxhetore për ekzekutim të pagave.

“Jemi në pritje. Më 31 gusht kemi pranuar konfirmimin e [disa] listave për paga dhe i kemi ekzekutuar”, tha ai.

Thesari i Kosovës për çdo muaj dërgon listat e pagave tek organizatat buxhetore për të konfirmuar ndonjë ndryshim eventual.

“Ky është një proces i rregullt mujor dhe në fund të muajit finalizohet lista pasi të jetë konfirmuar nga organizata buxhetore përmes sistemit të pagave”, deklaroi Koca.

Nga fundi i muajit gusht, në grevë janë mësimdhënësit, edukatorët në kopshtet publike, shërbyesit civilë në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike nga rritja e çmimeve të konsumit. Ata kërkojnë 100 euro në muaj deri në miratimin e Projektligjit për paga.

Ekzekutivi, më 31 gusht ka bërë ekzekutim të pjesshëm të pagave për këtë muaj.

Pagat për muajin gusht janë ekzekutuar për punonjësit e Policisë së Kosovës, ata të sistemit të drejtësisë dhe të ministrive.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, më 31 gusht ka bërë të ditur se ekzekutimi i pjesshëm i pagave është bërë për shkak se nuk është përditësuar me kohë lista e personelit që ka punuar deri në fund të muajit.

Ndërkaq, 2 ditë më herët, ai ka thënë se punëtorët e sektorit publik që janë në grevë, nuk do të marrin pagë të plotë nga Qeveria e Kosovës.

“Për 5 ditë pune i bie rreth 90 euro minus këtë muaj [në pagë]”, ka thënë Murati më 29 gusht, gjatë një konference për media.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se sindikalistët që janë në grevë nuk mund të paguhen “për punën që nuk e bëjnë”.

“Njerëzit duhet të paguhen për punën që e bëjnë sipas meritës. Kjo është, jo vetëm një çështje e ligjit, jo e Qeverisë, por është një çështje e arsyes së shëndoshë njerëzore. Secili prej nesh jemi punëtorë, nuk jemi pronarë, paguhemi për punën”, tha Kurti gjatë një ngjarjeje në Gjakovë, në ditën e përurimit të abetares së përbashkët Kosovë-Shqipëri.

Mosekzekutimi i pagave për punonjësit tjerë që janë në grevë, po konsiderohet joligjor dhe vendim që mund të radikalizojë formën e grevës.

Shërbyesit civilë në disa komuna të Kosovës i janë bashkuar grevës së organizuar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).

Komuna e Prishtinës dhe Malishevës janë disa nga komunat që janë në grevë.

Në këto komuna janë ofruar vetëm shërbimet emergjente, siç është lëshimi i ndonjë dokumenti për qytetarët që kanë caktuar termin për vizë në ndonjë ambasadë, si dhe në rast të ndonjë dokumenti që kërkohet për raste të sëmundjes.

Kryetarët e sindikatave të këtyre 2 komunave, Ahmet Gashi nga Komuna e Prishtinës dhe Azem Gashi nga Komuna e Malishevës, treguan se pagat nuk kanë dalë në llogaritë e punëtorëve, madje as për punonjësit që kanë punuar në rastet emergjente.

Që të 2 u shprehën se punonjësit janë të pakënaqur dhe kjo i ka revoltuar edhe më shumë ata.

“Jemi duke u konsultuar me Këshillin grevist të BSPK-së, të shikojmë se çfarë masash tjera do të ndërmarrim në lidhje me veprimin që ka marrë Qeveria”, tha Gashi nga Komuna e Prishtinës.

Pas vendimit të Qeverisë, punonjësit e Komunës së Malishevës, po kërkojnë që të “ndërpriten edhe rastet emergjente dhe të mbyllet komuna”.

Pagat nuk janë ekzekutuar as për mësimdhënësit, pavarësisht a janë në grevë apo jo. Mësimdhënësit e shkollës fillore ” Xhemail Mustafa” në Prishtinë janë në grevë dhe nuk i kanë marrë pagat.

Kurse, Shkolla e Mesme e Mjekësisë “Ali Sokoli” , në Prishtinë, e ka filluar vitin e ri shkollor duke zhvilluar mësimin në klasa, pasi mësimdhënësit e kësaj shkolle nuk i janë bashkuar grevës.

Pavarësisht kësaj, drejtori i kësaj shkolle, Flamur Bujupi, tha se më 31 gusht dhe 1 shtator, nuk janë ekzekutuar pagat e punëtorëve.

Pikërisht, për shkak të mosekzekutimit të pagave, më 1 shtator, Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK), ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë kundër ministrit të Financave, Hekuran Murati, shkruan REL.

Për shkak të grevës, në Kosovë më 1 shtator nuk ka nisur viti i ri shkollor 2022/2023, pavarësisht se Ministria e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit ka deklaruar se janë bërë të gjitha përgatitjet për një gjë të tillë.

Tags: Greva e PërgjithshmeMinistria e ArsimitThesari i Kosovës
Postimi i mëparshëm

Pas mosmbajtjes së mësimit, Ministria e Arsimit iu drejtohet Drejtorive Komunale

Postimi tjetër

Abixhiku: Kam biseduar me kryetarët e komunave të LDK-së, që t’ua bëjnë pagesat e pagave punëtorëve

Të ngjajshme Postime

“Duhej të ma jepnin Nobelin…”, Trump përmend përsëri Kosovën e Serbinë si konflikt që e kishte ndalur
KRYESORE

“Duhej të ma jepnin Nobelin…”, Trump përmend përsëri Kosovën e Serbinë si konflikt që e kishte ndalur

21 June 2025
Krasniqi bën fajtor Kurtin për kolapsimin e KEK-ut, e pyet nëse ka sabotim të qëllimshëm apo ka dorë mafia energjetike
KRYESORE

Krasniqi bën fajtor Kurtin për kolapsimin e KEK-ut, e pyet nëse ka sabotim të qëllimshëm apo ka dorë mafia energjetike

20 June 2025
KESCO njofton se KEK-u: Nga nesër do ta importojmë të gjithë rrymën, qytetarë kurseni
KRYESORE

KESCO njofton se KEK-u: Nga nesër do ta importojmë të gjithë rrymën, qytetarë kurseni

20 June 2025
Drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike: Naim Murseli ndodhet në Psikiatri qe një javë
KRYESORE

Drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike: Naim Murseli ndodhet në Psikiatri qe një javë

20 June 2025
Rusia paralajmëron kafastrofë të nivelit të Çernobilit nëse Izraeli godet këtë central bërthamor të Iranit
KRYESORE

Rusia paralajmëron kafastrofë të nivelit të Çernobilit nëse Izraeli godet këtë central bërthamor të Iranit

19 June 2025
Abdixhiku: Memli Krasniqi duhet të flas për 24 deputetët e PDK-së, jo të partive të tjera
KRYESORE

Abdixhiku: Memli Krasniqi duhet të flas për 24 deputetët e PDK-së, jo të partive të tjera

19 June 2025
Postimi tjetër
Abixhiku: Kam biseduar me kryetarët e komunave të LDK-së, që t’ua bëjnë pagesat e pagave punëtorëve

Abixhiku: Kam biseduar me kryetarët e komunave të LDK-së, që t’ua bëjnë pagesat e pagave punëtorëve

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur më 29 mars ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 21 qershor ndër vite?

21 June 2025
Pulë me patate dhe lëng portokalli – Plot aromë dhe shije

Pulë me patate dhe lëng portokalli – Plot aromë dhe shije

21 June 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot kryesisht me diell, por pak më i freskët

21 June 2025
Ja çfarë duhet të bëni për të mbajtur gjallë romancën në një lidhje të gjatë…

Ja çfarë duhet të bëni për të mbajtur gjallë romancën në një lidhje të gjatë…

21 June 2025
Si të shpenzoni më pak për blerje: Mënyra të zgjuara për të kursyer para

Si të shpenzoni më pak për blerje: Mënyra të zgjuara për të kursyer para

21 June 2025
Vuçiq: Aleanca ushtarake Kosovë-Kroaci-Shqipëri na ka detyruar ta forcojmë ushtrinë

Vuçiq: Aleanca ushtarake Kosovë-Kroaci-Shqipëri na ka detyruar ta forcojmë ushtrinë

21 June 2025
Syla: Absurde nëse KEK-u apo KEDS-i qëllimshëm e kanë provokuar masën për situatën me energjinë

Syla: Absurde nëse KEK-u apo KEDS-i qëllimshëm e kanë provokuar masën për situatën me energjinë

21 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu