Një grup i parë i dronëve luftarakë të prodhuar nga Irani është marrë nga Rusia, por shumë prej tyre janë me të meta, ka thënë ushtria amerikane, transmeton InLajmi.
“Rusia po synon të marrë qindra lloje të droneve iraniane,” tha zëdhënësi i Pentagonit, gjenerali Patrick Ryder.
Megjithatë, Ryder thotë se inteligjenca sugjeron se pajisjet “tashmë kanë përjetuar dështime të shumta”, shkruan BBC.
Në luftë si Ukraina ashtu edhe Rusia po përdorin një numër të madh dronësh si për sulm ashtu edhe për vëzhgim. /InLajmi/