Pas kumtimit të lajmit për dhunimin e 11 vjeçares në Prishtinë shumë qytetarë kanë zgjedhur që të protestojnë në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet, si reagim ndaj rastit të fundit por edhe rasteve të tjera të tilla, raporton InLajmi.
Xheraldina Rexhepi, pjesë e protestës shprehet tërë mllef për atë çfarë ndodhi me vajzën 11 vjeçe, ndërsa për të tilla ngjarje fajëson të gjithë, filluar nga familja, shoqëria, institucionet.
Sipas Rexhepit, barrën më të rëndë e ka familja e vajzës e cila ka dështuar për mungesë kujdesi e edukimi, po aq përgjegjësi e të dështuar janë edhe familja e djemve që kanë bërë atë krim makabër.
“Nuk ka dështuar shteti, nuk ka dështua asnjë institucion. Kemi dështuar krejt. Hallka e parë, institucioni i parë është familja: familja ka dështuar. Ka dështuar nëna e asaj vajze që s’e ka ditë ku e ka vajzën 7 orë, kanë dështuar prindërit e atyre djemve që i kanë edukuar në mënyrën që me bë krim makabër dhe mos me u ndje fajtorë”, tha ajo. /InLajmi/