Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të martën se nuk beson që çështja e targave me Kosovën do të zgjidhet para një shtatorit, transmeton InLajmi.
Vuçiq, ndonëse nuk shef rrugë për zgjidhjen e shpejtë të çështjes së reciprocitetit me targat, shprehet i sigurt se Kosova do të fillojë zbatimin e vendimit për targat.
“Unë nuk mendoj se nuk do të ketë shumë sukses në këtë. Edhe pse kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha në Bruksel se do të ketë sukses dhe se serbët do të jenë të interesuar për ndërrimin e targave. Do të shohim, është një proces që do të zgjasë. Nuk ka asnjë shans për ta zgjidhur atë para një shtatorit”, tha Vuçiq.
Vuçiq, tha se mbetet për t’u parë nëse do të ketë ndryshime pas Samitit të vendeve të Ballkanit dhe vizitës së presidentit turk Rexhep Taip Erdogan dhe disa përfaqësuesve të tjerë evropianë, por th ai se nuk shef asnjë shancë për progres.
“Prishtina nuk shprehë vullnetin që të diskutohet për zgjidhje racionale dhe kompromisi. Ndoshta kështu mendoj vetëm unë, ndoshta evropianët e dinë më mirë”, tha Vuçiq, shkruan Danas.
Ai përsëriti se Serbia është gjithmonë në anën e së drejtës ndërkombëtare në të gjitha rastet dhe e vetmja politikë zyrtare e Beogradit është respektimi i Kartës së OKB-së dhe të gjitha rezolutat ndërkombëtare./InLajmi/