Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur ka kërkuar që në Beograd të hapen arkivat dhe të merret vesh e vërteta rreth personave të zhdukur, raporton InLajmi.
Kurti tha se prokuroria duhet të jetë më efikase në hetimin e këtyre rasteve.
“Në Beograd duhet të hapen arkivat që të merret vesh e vërteta për më të dashurit tanë. Në të njëjtën kohë edhe prokuroria tek ne duhet te jetë shumë më aktive, gjyqësori shumë më efikas sepse deri tek e vërteta arrihet edhe nëpërmjet drejtësisë, nëpërmjet kërkimit të përgjegjësisë prej atyre të cilët i vranë”, ka thënë Kurti. /InLajmi/