Një burrë është vrarë dhe më pas ngrënë nga një luan në një kopësht zoologjik në Accra të Ganës, pasi u fut brenda hapësirës së luanit për të marrë një këlysh.
Ai është filmuar duke hyrë në kopshtin zoologjik, por sapo i është afruar këlyshit ai është sulmuar nga luani, dhe për shkak të plagëve të marrë ka humbur jetën, përcjell Alsat mk.
Ndërkohë që një tjetër luan ka mundur të përfitojë duke u larguar nga kopshti zoologjik pasi dera ishte e hapur.