Mijëra personave që jetojnë në zonat nën kërcënimin e përmbytjeve në Pakistan u është thënë të evakuohen, transmeton InLajmi.
Agjencitë e ndihmave thonë se përmbytjet kanë çuar në një nga katastrofat më të rënda të vendit.
Gati 1.000 persona kanë vdekur që nga qershori, ndërsa mijëra janë zhvendosur.
Qeveria është detyruar të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në disa pjesë të vendit, shkruan BBC.
Pakistani jugor është goditur më së shumti nga reshjet – veçanërisht provinca Sindh, e cila ka marrë gati 8 herë reshjet mesatare të saj në gusht. /InLajmi/