Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, tha se Qeveria e Serbisë me deklarimet e saj se duhet të ruhet paqja dhe stabiliteti në Kosovë më shumë duket si një mënyrë për të ngritur tensionet, dhe sa më shumë që presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe qeveria e tij bëjnë drama dhe përçojnë mesazhe patriotike, aq më shumë e humbin Kosovën, transmeton InLajmi
Duke folur për situatën e tensionuar mes 2 vendeve pas vendimit të Kosovës për zbatimin e reciprocitetit me Serbinë Tadiq ka thënë se situata është e ndjeshme dhe se çdo moment mund të shpërthej.
“Situata është gjithmonë e rrezikshme, ajo gjithmonë mund të shpërthejë. Dhe qeveria përdor ato fjali si një mënyrë për të rritur tensionet dhe më pas shfaqet si shpëtimtar”, tha Tadiq në emisionin “N1 Direkt”.
Ish-presidneti Tadiq, ka theksuar gjithashtu se Vuçiq nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, por thotë se ai duhet të punoj për një zgjidhje të qëndrueshme duke respektuar palën shqiptare.
“Duhet të kuptojmë se në Kosovë jetojnë shqiptarë që nuk duan ta pranojnë Serbinë si shtetin e tyre. Dhe duhet gjetur një zgjidhje tepër komplekse. Mendoj se sërish duhet të kthehemi në pikën ku të mendojmë zgjidhje me kompromis”, ka vlerësuar Tadiq.
Duke komentuar deklaratën e të dërguarit të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, i cili tha se gjithë ato që janë marrë vesh në dialogut duhen implementohen, zbatohen, përfshirë edhe Marrëveshjen për Lirinë e Lëvizjes nga viti 2011, Tadiq u shpreh se se kjo do të thotë “normalizim për funksionimin e lëvizjes së lirë”, duke theksuar se kjo është shenjë e mirë në relaksimin e marrëdhënieve mes 2 vendeve, shkruan Danas.
“E gjithë ideja ishte pikërisht kjo, targa, karta identiteti, dokumente dhe kompromise të dhimbshme u bënë nga të 2 palët. Askush nuk fitoi as nuk humbi gjithçka, por ideja ishte që të normalizohen marrëdhëniet dhe të normalizohet lëvizja e përditshme e njerëzve”, tha ish-presidenti i Serbisë Tadiq./InLajmi/