Aktivisti Rron Gjinovci ka reaguar në lidhje me grevën e përgjithshme të shpallur nga SBASHK-u, përcjell InLajmi.
Ai ka thënë arsimtarët duhet të përjashtohen masivisht nga puna, pasi 76% e nxënësve në Kosovë sipas PISA-s e lexojnë tekstin, por nuk e kuptojnë siç duhet.
Me gjuhë të ashpër u është drejtuar mësimdhënësve: Rraus, jashtë prej shkollave!
Ndërsa sa i përket grevës, Gjinovci ka thënë se është e drejtë e tyre dhe nuk duhet të ndëshkohen për këtë.
Postimi i plotë i tij:
Une e di qe greva nenkupton te drejten per mos me te ndeshku ne asni forme, dmth as mos me ta nale prej pages. Nese ligjet tona nuk e parashohin kete, atehere duhet amandamentu e mundesu greven e mirefillte.
A sa i perket arsimtareve ne Kosove, menoj qe duhet me u perjashtu masivisht nga puna, pa greve hiç. Thjesht i qet pi pune. 76% e nsansave ne Kosove sipas PISAs e lexojne tekstin por nuk e kuptojne si duhet. Rraus, jashte prej shkollave! /InLajmi/