Në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale. Temperaturat pritet të shënojnë rritje të lehta. Pasdite priten zhvillime konvektive dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore pritet të mbajë mot mjaft i paqëndrueshëm, me intervale kohore me diell dhe zhvillime të fuqishme të vranësirave të shiut të cilat vende-vende pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Edhe në Kosoven Lindore dhe Mal të Zi nesër pritet të ketë intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat vende-vende pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë, MeteoBallkan.
Ditëve të ardhshme priten rritje të lehta të temperaturave, por pasditeve do të ketë zhvillime të vranësirave konvektive të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë si dhe stuhi afatshkurtra lokale. Të dielën pritet të kemi pak më stabil dhe më të qetë.