Disa vatra zjarri janë ndezur mbrëmjen e kësaj të marte në Llogara, si pasojë e një vetëtime.
Zjarri është përhapur në disa zona, ndërsa për shuarjen e tij janë angazhuar Adzm, zjarrfikësja e Himarë dhe 50 vullnetarë nga Palasa.
Për shuarjen e zjarrit është dashur edhe ndërhyrja e një helikopteri.
Aktualisht është arritur neutralizimi në anën lindore, ndërsa vijon ende aksioni në zonën perëndimore buzë Karaburunit, shkruan Top Channel.
Nëse zjarri nuk neutralizohet gjatë natës, do të ndërhyhet sërish me helikopter në orën 5 të mëngjesit.