Aktori, Paul Rudd ka fituar një rol në sezonin e 3-të të “Only Murders in the Building”, pasi bëri një paraqitje në finalen e sezonit të 2-të, transmeton InLajmi.
Rudd bëri një paraqitje surprizë në finalen e sezonit të 2-të të Only Murders in the Building, duke luajtur yllin e Broadway, Ben Glenroy.
Personazhi i tij ishte një nga aktorët në shfaqjen e re të Oliver (Martin Short) dhe supozohej të luante së bashku me Charles (Steve Martin).
Megjithatë, ky nuk është i fundit që fansat do ta shohin personazhin. Bashkëkrijuesi i Only Murders in the Building, John Hoffman, konfirmoi më 23 gusht se Paul do të luajë në sezonin e 3-të.
“Paul Rudd, pasi bëri një hyrje të mbarë në botën e shfaqjes sonë në fund të sezonit të 2-të si Ben Glenroy, është dikush për të cilin duam të dimë më shumë,” tha Hoffman, shkruan The Variety.
Pjesë e këtij sezoni është edhe Selena Gomez, e cila do të luajë bashkë me kolegun e saj Paul Rudd. /InLajmi/




















