Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Moskë, ka takuar të hënën me ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov, transmeton Inlajmi.
Vulin me këtë rast tha se Sergej Lavrov është mik i sinqertë i Serbisë dhe popullit serb, duke shprehur mirënjohjen e madhe për Federatën Ruse për respektimin e vazhdueshëm të sovranitetit dhe integritetit të Serbisë dhe mosnjohjen e shtetit të ë Kosovës.
Ai theksoi se Serbia është një vend i pavarur që i zgjedh miqtë e vet, thuhet në njoftim.
Vulin theksoi se Serbia nuk do ta harrojë kurrë ndihmën e Rusisë dhe presidentit rus Vladimir Putin, i cili, me ftesë të presidentit Vuçiq, pengoi miratimin e një rezolute britanike në Kombet e Bashkuara në vitin 2015, sipas së cilës serbët do të shpalleshin komb gjenocidal.
Tutje, theksohet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, se Vulin ka shprehur keqardhje për pengimin e ministrit Lavrov në Serbi.
“Shpreha keqardhje të thellë për faktin që ministri Lavrov u pengua të vizitojë Beogradin në qershor me vullnetin e vendeve të tjera, duke theksuar se me ndalimin e vizitës zyrtare të ministrit Lavrov në Serbi janë shkelur dhe shkelur të gjitha parimet e së drejtës ndërkombëtare”, ka thënë Vulin, shkruan rts.rs.
Nga ana e tij Ministri i Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergej Lavrov, theksoi se shteti rus do të vazhdojë të mbështesë Serbinë në ruajtjen e integritetit të saj territorial. /InLajmi/