Kylian Mbappe e ka shkruar emrin në një tjetër libër të historisë së Ligue 1.
Anësori i Paris Saint-Germainit e ka shënuar golin më të shpejtë në histori të kampionatit francez.
23-vjeçarit i kanë mjaftuar vetëm 8 sekonda në ndeshjen kundër Lille që ta zhbllokonte rezultatin.
Porsa nisi takimi, në pasimin e 3-të, topi arriti te Lionel Messi, i cili e vërejti francezin që shkonte drejt portës.
Mbappe e pranoi topin dhe e kishte të qartë se portieri ka dalë përpara dhe me një parabolë e mposhti atë, shkruan Gazeta Olle.
PSG e mbylli pjesën e parë ndaj Lille me epërsi të thellë 0-4, ku përveç Mbappes shënuan edhe Leo Messi, Achraf Hakimi dhe Neymar JR.