Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ka folur me presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj për incidentin e së shtunës në Uzinën ushtarake në Gramsh të Shqipërisë, përcjell InLajmi.
Osmani u ka uruar shërim të shpejtë 2 ushtarëve të cilët u lënduan derisa ishin në krye të detyrës në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh.
“Kam folur me Presidentin Bajram Begaj, për sulmin e fundit ndaj ushtarëve shqiptarë në fabrikën e Gramshit. Të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë. Autorët e këtij sulmi duhet të mbajnë përgjegjësi. Institucionet tona janë të gatshme të ofrojnë çdo mbështetje të nevojshme”, ka shkruar Osmani.
Gjithashtu ajo tha se Institucionet e Kosovës janë të gatshme që të ofrojnë çdo mbështetje të nevojshme për Shqipërinë. /InLajmi/