
Shefi i shtabit të Lëvizjes Besa, Sadat Sulejmani, ka shpallur fitoren në zgjedhjet për këshillin komunal në Tetovë.

“Edhe një herë e mbajtëm fjalën, gjithë së bashku. Ja u kemi tha fytin. Ne jemi 1000 vota para BDI-së. I falemnderojmë tetovarët që së bashku e kemi mposhtur regjimin e zullumit. Kemi fituar në secilin vendvotim” ka thënë Sulejmani.

Theksojmë që në Tetovë sot është votuar për përbërjen e re të Këshillit të Komunës së Tetovës, pasi ai i fundit nuk arriti ta miratojë llogarinë përfundimtare.
Ndërsa në Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë është votuar edhe për kryetar komune, shkruan Alsat Mk.

Votimi ka shkuar në atmosferë demokratike dhe nuk janë regjistruar parregullsi.
