Gjatë ditës forcat ruse tentuan të sulmonin sektorët në Bakhmut dhe Avdiivka në rajonin e Donbasit, raporton Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës, transmeton InLajmi.
Në rajonin e Kharkiv, tentativat për sulme ruse pranë qytetit Borshchova u tha se ishin “të pasuksesshme”.
Por i gjithë qyteti i Melitopol në rajonin e Zaporizhzhia dëgjoi “shpërthime të fuqishme” mbrëmë, tha kryebashkiaku Ivan Fedorov.
Në rajonet Kherson dhe Mykolayiv, trupat ruse tentuan një sulm pranë qyteteve Blahodatne dhe Partyzanske.
Ushtria ukrainase zmbrapsi një sulm rus pranë qytetit Tavriyske, shkruan BBC.
Aviacioni ukrainas kreu 11 sulme në pozicionet ruse, duke vrarë 17 ushtarë rusë, shtoi komanda. /InLajmi/