Është bërë e ditur data e hedhjes së shortit për fazën e grupeve të Champions League.
UEFA njoftoi se eventi do të mbahet më 25 gusht në Turqi në qytetin e Stambollit, ku do të zhvillohet edhe finalja e turneut në fund të sezonit të ardhshëm.
Kujtojmë se ndeshja vendimtare e Ligës së Kampionëve në Stamboll do të mbahej në vitet 2020 dhe 2021, por në të dyja rastet ajo u zhvendos në qytete të tjera për shkak të koronavirusit, transmeton Gazeta Blic.
Shorti do të përcaktojë edhe lojtarin më të mirë në Evropë në vitin 2022. Lista e aplikantëve ende nuk është shpallur. Mesfushori i Chelsea, Jorginho, i cili fitoi Ligën e Kampionëve dhe Euro 2020, mori çmimin vitin e kaluar