Interi ka refuzuar ofertën e Paris Saint Germain për Milan Skriniar.
Gazetari Gianluca Di Marzio raporton se ka pasur një takim mes Paris Saint-Germain dhe Interit për transferimin e MIlan Skriniar në skuadrën parisiene.
Megjithatë, 50 milionë eurot që PSG ka ofruar për mbrojtësin sllovak nuk i mjaftojnë zikaltërve dhe skuadra e Simone Inzaghit e ka refuzuar ofertën.
Interi kërkon 70 milionë euro që ta lënë të lirë lojtarin, shkruan lajmi.net.
Mbetet të shihet nëse gjiganti francez do paguajë atë çmim për sllovakun.