Punonjësit e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia kanë thënë se janë “të pafuqishëm” përballë “papërgjegjësisë njerëzore dhe çmendurisë që po ndodh aty”, transmeton InLajmi.
Ata kanë paralajmëruar për një katastrofë të mundshme bërthamore në objekt, duke thënë se në 2 javët e fundit centrali është bërë “objektiv i sulmeve të vazhdueshme ushtarake”.
Sulmet e artilerisë po bëhen çdo herë e më të fuqishme dhe më të rrezikshme”, thonë ata.
Fabrika, më e madhja në Evropë, është pushtuar nga forcat ruse që nga marsi, megjithëse stafi i saj ukrainas ka vazhduar me operacionet e përditshme. Mesazhi nga punëtorët nuk përmend as Rusinë dhe as Ukrainën, të cilat të dyja kanë fajësuar njëra-tjetrën për bombardimet pranë uzinës.
Disa nga 10 mijë punonjësit e objektit po plagosen ose vriten në punë, shtojnë ata, në apelin e publikuar në aplikacionin e mesazheve Telegram.

“Ndaloni dhe mendoni!… Ajo që po ndodh është e tmerrshme dhe përtej sensit të përbashkët dhe moralit,” shkruajnë ata, duke paralajmëruar se një aksident mund të jetë më i keq se katastrofat bërthamore në Çernobil dhe Fukushima, shkruan BBC.
“Ne dimë të menaxhojmë profesionalisht një reaksion bërthamor, por jemi të pafuqishëm përpara papërgjegjësisë dhe çmendurisë njerëzore”, thonë ata. /InLajmi/