Miliarderja, Kylie Jenner kohët e fundit tregoi se prindërit e saj, Kris Jenner dhe Caitlyn Jenner thuajse ishin gati t’i vinin një emër shumë më ndryshe nga ai që ka sot, transmeton InLajmi.
Kylie vëri në dukje se emri Kennedy ishte ndër pretendentët kryesorë, të cilët prindërit e saj kishin menduar t’ia vënin.
Ajo e ndau këtë “sekret” me fansat e saj në tik tok.
“Unë quhem Kylie,” shkroi ajo në klip së bashku me një seri fotosh të saj dhe një video të saj duke u shoqëruar me vajzën e saj 4-vjeçare Stormi Webster, “por ishte pothuajse…Kennedy”.
Në fakt, Kris më parë ka sugjeruar që ajo dhe Caitlyn të kalonin një listë të tërë me emra për vajzën e tyre më të vogël. Pasi Kim Kardashian zbuloi në finalen e sezonit të 17-të të Keeping Up With the Kardashians se Kendall Jenner thuajse quhej Juliet, ajo e pyeti mamajen se si ajo dhe Caitlyn zgjodhën më pas Kylie, shkruan E.News.
“Ne thjesht thoshim, “Kendall dhe Sophia”, “Kendall dhe Jane”, ju e dini duke u përpjekur të mendoni se çfarë ndodhi me Kendall,” u përgjigj Kris. “Ishte “Kendall dhe, ju e dini, Kelly”. Kur arritëm te Kendall dhe Kylie, shkuam, “Kjo është ajo”. Kendall dhe Kylie duhej të shkonin së bashku”. /InLajmi/