Çmimi i naftës dhe derivateve të saj të mërkurën në tregjet ndërkombëtare ka rënë nën 92 dollarë. Kjo ka bërë që të shtohet presioni dhe frika për recesion i cili mund ta ulë kërkesën, ka raportuar Reuters.
Në tregun londinez çmimi për barrel ka qenë më i ulët për 37 centë, apo 92.97 dollarë. Në tregun amerikan një barrel është tregtuar me çmim prej 86.44 dollarë, transmeton Gazeta Blic.
Tregjet u lëkundën nga frika e rënies pasi të dhënat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë treguar rënie të aktivitetit të ndërtimit të pasurive të paluajtshme.